Barcelona siguron portën deri në vitin 2028, zyrtarizon rinovimin e “gardianit”

Barcelona njoftoi këtë të premte rinovimin e kontratës së portierit Ter Stegenit deri në vitin 2028.
MARKETING
31-vjeçari gjerman, i cili ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, ka përfaqësuar katalanasit që nga sezoni 2014/2015, kur u largua nga Borussia Monchengladbach për t’u drejtuar në La Liga.
Sezonin e kaluar, portieri bëri 50 paraqitje për “Blaugranat”. Në sezonin e ri 2023/2024 është aktivizuar titullar në dy ndeshjet e para të kampionatit.