Barcelona shkatërron Espanyolin dhe i afrohet titullit kampion

Barcelona shkatërron Espanyolin dhe i afrohet titullit kampion

MARKETING

Barcelona hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në Spanjë, duke fituar bindshëm 4-1 derbin përballë Espanyolit.

MARKETING

Sample Image

Katalanasit e zgjidhën sfidën që në pjesën e parë falë një paraqitjeje të shkëlqyer të Ferran Torres, i cili realizoi dy gola të shpejtë në minutat 9’ dhe 25’, duke i dhënë ekipit një avantazh të sigurt.

Espanyoli tentoi të rikthehej në lojë me golin e Lozanos, por reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm. Talenti i ri Lamine Yamal shënoi për të “vulosur” praktikisht fitoren, duke shuar çdo shpresë të kundërshtarëve.

Në minutat e fundit pati vend edhe për një gol nga Marcus Rashford, që kompletoi rezultatin 4-1.

Falë këtij triumfi, skuadra e drejtuar nga Flick kryeson renditjen me 79 pikë, duke krijuar një diferencë prej 9 pikësh nga ndjekësi më i afërt, Real Madridi. Në ndeshjen e radhës, Barcelona do të përballet me Celta Vigon, ku synon të vazhdojë serinë pozitive drejt titullit.

MARKETING