Barcelona po e largon Vitor Roquen me një marrëveshje speciale

Barcelona po e largon Vitor Roquen me një marrëveshje speciale

Barcelona më në fund po e heq qafe sulmuesin brazilian Vitor Roque.

Talenti i madh brazilian iu bashkua katalunasve në janar të këtij viti, por ai nuk ka bindur në asnjë moment.

Kjo ka bërë që klubi ta nxjerr në listën e transferimeve dhe duket se skuadra e re e Roques do të jetë sërish në La Liga, Real Betis.

Mundo Deportivo ka raportuar se Barcleona dhe Betis janë në fazën përfundimtare për të gjetur një marrëveshje për huazimin e Roques.

Është një marrëveshje speciale mes dy klubeve që kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete.

Betis do ta huazoj lojtarin për një sezon dhe do të ketë të detyrueshme blerjen e 50 për qind të kartonit të tij për një shumë prej 15 milionë euro.

Kjo formulë do t’i lejonte Barcelonës të mbante njëfarë kontrolli mbi të ardhmen e lojtarit, ndërsa Betis do të siguronte një talent në zhvillim me një kosto të arsyeshme.

Gjithnjë sipas gazetës katalunase, marrëveshja është drejt finalizimit me Betisin që ka mposhtur Sportingun e Lisbonës në garë për yllin e ri brazilian. /Telegrafi/

MARKETING