Barcelona njofton rikthimin e Gavit pas rikuperimit nga dëmtimi i gjurit

Barcelona njofton rikthimin e Gavit pas rikuperimit nga dëmtimi i gjurit

Klubi katalunas, Barcelona ka konfirmuar rikthimin e Gavit në aksion pas rikuperimit nga një dëmtim në gju, i cili i mbajti gjatë jashtë fushave.

Mesfushori spanjoll nuk është paraqitur për gjigantët katalunas që nga shtatori i vitit të kaluar.

Pasi përshpejtoi rikuperimin e tij në javët e fundit, Gavi tani ka marrë dritën jeshile për t’u rikthyer në skuadër përpara ndeshjes së nesërme në La Liga kundër Sevillas.

“Gavi ka marrë dritën e gjelbër mjekësore dhe është i disponueshëm për ndeshjen e nesërme kundër Sevillas”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Pas këtij njoftimi pa folur edhe trajneri Hansi Flick, i cili ka treguar se ndihet i lumtur me rikthimin e mesfushorit dhe shpreson që ai të luajë disa minuta.

“Jam shumë i lumtur për Gavin. Shpresoj që ai të luajë disa minuta nesër, por duhet ta marrim hap pas hapi. Ai ka një karrierë të gjatë përpara dhe duhet ta menaxhojmë siç duhet”, ka thënë Flick.

 

MARKETING