Barcelona më në fund kthehet në Camp Nou, por me një kapacitet shumë modest

Barcelona më në fund kthehet në Camp Nou, por me një kapacitet shumë modest

Pas dy vitesh, Barcelona më në fund do të jetë në gjendje të luajë ndeshjet në shtëpi në stadiumin e saj Camp Nou, megjithëse me një kapacitet të reduktuar.

Rinovimi i stadiumit filloi pas përfundimit të sezonit 2022/23, por puna u vonua dhe gjatë asaj kohe Barcelona i luajti ndeshjet e saj si vendas në stadiumin Montjuic.

Edhe pse punimet padyshim nuk kanë përfunduar, klubi dhe autoritetet e qytetit kanë rënë dakord që kampionët spanjollë të mund të kthehen në stadiumin e tyre me një kapacitet të reduktuar.
Kapaciteti në këtë fazë fillestare, derisa stadiumi të kalojë të gjitha kontrollet e mbetura dhe të marrë të gjitha lejet e nevojshme, do të jetë vetëm 27,000 vende.

Futbollistët e Barcelonës duhet të zhvillojnë ndeshjen e tyre të rikthimit në stadiumin ikonik që të shtunën, kur është planifikuar ndeshja për trofeun “Joan Gaspar” kundër Comos.

Katalunasit do të jenë pritës për herë të parë në kampionat vetëm në ndeshjen e xhiros së katërt, e cila do të luhet më 14 shtator, dhe kur ndeshet me Valencia në Camp Nou.

 

MARKETING