Barcelona i ofron dy lojtarë Atleticos për marrëveshje shkëmbimi për Julian Alvarez

Barcelona i ofron dy lojtarë Atleticos për marrëveshje shkëmbimi për Julian Alvarez

Barcelona ka nisur tashmë planifikimet për afatin kalimtar të verës. Pavarësisht kufizimeve financiare, klubi katalanas po kërkon zgjidhje kreative për të realizuar një goditje të madhe në merkato.

Sipas raporitmeve të mediave spanjolle po merr formë një ide me rrezik të lartë, por edhe me potencial të madh përfitimi. Barcelona dëshiron një sulmues të ri dhe brenda klubit ekziston bindja se skuadra aktuale po funksionon në një nivel të kënaqshëm, edhe pse ka mungesa të rëndësishme lojtarësh kyç.

Kjo situatë ka inkurajuar drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për lëvizje që deri pak kohë më parë do të dukeshin të paimagjinueshme. Njëra prej tyre lidhet drejtpërdrejt me Atletico Madridin.

Sipas “El Nacional”, Barcelona po shqyrton seriozisht mundësinë e një marrëveshjeje shkëmbimi për të siguruar shërbimet e Julian Alvarez. Ideja është që të reduktohet ndjeshëm shuma e parave cash, duke përfshirë lojtarë në negociata.

Dy emrat që kanë dalë në skenë janë Gavi dhe Marc Casado. Dyshja vlerësohet së bashku rreth 70 milionë euro dhe plani i Barcelonës është të shtojë rreth 30 milionë euro të tjera, për ta bërë paketën më të pranueshme për Atletico Madridin.

Gavi ka hasur vështirësi për të rikthyer ritmin optimal pas lëndimit, ndërsa brenda klubit ekzistojnë dyshime se sa kohë do t’i duhet për t’u kthyer në formën e tij më të mirë. Ndërkohë, Casado ka dalë jashtë rotacionit të rregullt për arsye teknike, pa ndikuar ndjeshëm në performancat e skuadrës.

Kjo ka forcuar ndjesinë te drejtuesit se largimi i tyre nuk do të ulë cilësinë e lojës së Barcelonës në fushë. Nga ana tjetër, te Atletico Madridi raportohet se kjo ofertë po merret seriozisht.

Diego Simeone ka qenë prej kohësh admirues i intensitetit dhe mentalitetit luftarak të Gavit, ndërsa disiplina dhe etika e punës e Casados përputhen mirë me filozofinë e trajnerit argjentinas.

Nga këndvështrimi i Atleticos, marrja e dy lojtarëve të rinj me hapësirë të madhe zhvillimi përbën një skenar tërheqës. Simeone e kupton rëndësinë e Julian Alvarez, por ekziston edhe pranimi se largimi i tij, herët a vonë, mund të jetë i pashmangshëm./

MARKETING