Barcelona, Flick i irrituar: Nuk na u dha një penallti dhe nuk pati një karton të kuq për Atletico
MARKETING
‘Mund të flasim për karton të kuq për mbrojtësin e Atletico, ishte një penallti e pastër kur portieri nisi lojën dhe ai(Pubill) e kapi topin me dorë, e kishte marrë një karton të verdhë, mund të ishte i dyti. Duhet ta pranojmë, gjërat shkuan kështu, por nuk është një ndjesi e bukur’-kështu u shprej trajneri i Barcelonës, Hansi Flick i irrituar pas sfidës me Atletico Madrid.
Trajneri gjerman i referohet minutës së 54,kur Pubill që ishte ndëshkuar me karton të verdhë, mori topin me dorë pas pasimit të portierit në momentin e rivënies në lojë nga fundi duke menduar ta sistemojë përpara se ta ridërgonte në fushë. Futbollistët e Barcelonës protestuan, por arbitri Kovacs bëri shenjë që loja të vazhdojë dhe as nuk u sinjalizua nga sistemi VAR. Flick vijoi më tej duke deklaruar se përse sistemi VAR nuk ndërhyri në këtë episod
MARKETING
‘Sistemi VAR ishte në favor të Atletico…ishte një gjerman, faleminderit Gjermani-tha me tone ironie Flick në lidhje me vendimet e arbitrit në sallën VAR, Christian Dingert-nuk e di se përse nuk ndërhyri VAR. Arbitri është gjerman dhe besoj se kjo është e pabesueshme. Të gjithë bëjmë gabime, por për çfarë e kemi VAR? Nuk e kuptoj. Duhet të kishte penallti, karton të dytë të verdhë e si pasojë karton të kuq. Kjo nuk duhet të ndodhë’.
Episodi që penalizoi Barcelonën ishte kartoni i kuq i Cubarsi në fundin e pjesës së parë për një faull ndaj Giuliano Simeone si mbrojtësi i fundit dhe Flick komentoi edhe këtë moment. ‘Nuk jam i sigurt se prekja ishte e mjaftueshme sepse topi ishte prapa-tha Flick.
Në vija të përgjithshme, hidhërimi i Flick për humbjen është më shumë për episodet sesa për lojën e skuadrës së tij. ‘Nuk ishte mbrëmja jonë, nuk ishim me fat-tha Flick-kartoni i kuq dhe pësimi i golit 0-1 në mënyrë të menjëhereshme…por jam krenar për skuadrën time, bëmë mirë edhe në pjesën e dytë me një futbollist më pak.
Gjithsesi, Flick ka ende besim për ndeshjen e kthimit që do të jetë pas më pak se një jave.
‘E dimë që është e vështirë, duhet të jemi të qetë dhe të mbetemi pozitivë-shtoi Flick-kemi futbollistë cilësorë për të përmbysur situatën. Objektivi është të arrijmë finalen, rruga është e gjatë, por do bëjmë gjithçka për ta arritur’.

