Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, Raphinha gjunjëzon Realin me dy gola
Barcelona ka mposhtur rivalin e përjetshëm Real Madridin me rezultat 3-2, duke arritur të fitojë Superkupën.
Raphina zhbllokoi rezultatin kur shënoi për 1-0 në minutën e 36-të të takimit.
Periudha më dramatike ishte padyshim loja shtesë e pjesës së parë kur ranë tre gola brenda pesë minutave.
Fillimisht Vinicius Juniori barazoi për 1-1 në minutën e dytë shtesë kur mori topin nga mesi i fushës dhe kreu gjithçka vetë.
Dy minuta pas tij, Robert Lewandowski ktheu epërsinë e katalunasve.
Ndërkaq, në minutën e gjashtë shtesë Gonzalo Garcia realizoi për Mbretërit duke e barazuar edhe një herë rezultatin.
Në pjesën e dytë, hero u bë Raphinha kur shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për katalunasit, duke ia siguruar Barcelonës Superkupën e Spanjës për herën e 16-të.

