Barcelona e mbyll vitin në pozitën e parë, sërish +4 nga Real Madridi

Barcelona e mbyll vitin në pozitën e parë, sërish +4 nga Real Madridi

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick, FC Barcelona, do të hyjë në vitin e ri 2026 si lidere në La Liga, kjo pasi shënoi fitore në ndeshjen e fundit të këtij viti në udhëtim te Villarreali me rezultat 0-2, një rival direkt pse jo për titull, sepse “nëndetësja e verdhë” kishte vetëm tetë pikë më pak para kësaj përballje.

Barcelona herët kaloi në epërsi përmes brazilianit Raphinha që shënoi nga penalltia, dhe gjithçka u bë më e lehtë për blaugrana, kur Renato Veiga, u ndëshkua direkt me karton të kuq.

I shumë përfoluri Lamine Yamal, realizoi golin e dytë pasi kaluan një orë lojë, dhe këtu u kuptua se pikët do të shkojnë te Barça, dhe njëherësh ishte ky rezultatin final.

Ishte kjo fitorja e 15-të sezonale (46 pikë) për Barcelonën nga 18 ndeshje, dhe sërish shkon në +4 nga Real Madridi, derisa me 3 janar, Barcelona e luan derbin lokal me Espanyol në udhëtim, kurse Villarreal i shkon Elches.

MARKETING