Barcelona duhet të shes një mbrojtës, për të firmosur me Xhonatan Tah

Barcelona duhet të shes një mbrojtës, për të firmosur me Xhonatan Tah

Barcelona mund të detyrohet që të pres deri në muajin qershor për të marrë vendim nëse mund të transferojnë mbrojtësin gjerman Xhonatan Tah. Ky i fundit duket se është i vendosur të largohet nga kampioni gjerman, Bajer Leverkuzen kur kontrata e tij të skadojë në fund të këtij sezoni. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në titullin e parë të Leverkuzenit në Bundesliga, por 28-vjeçari po konsideron një aventurë të re.

Blaugranasit kanë qenë duke e ndjekur atë gjatë 12 muajve të fundit, por vendosën të mos bëjnë ndonjë ofertë për të në verë, pasi nuk ishin në gjendje ta përballojnë financiarisht. Barcelona është qartësisht favoriti kryesor për të siguruar transferimin e tij, por ata janë në një situatë delikate, pasi duhet të bëjnë fillimisht shitje.

Inigo Martinez pritet që të aktivizojë klauzolën e tij në 2025 që është e bazuar në paraqitjet e tij, por e ardhmja e Ronald Arauho-s dhe Andreas Kristensen është e pasigurt. Drejtuesit e klubit do të detyrohen të presin për Xhonatan Tah, deri sa planet e Arauhos dhe Kristensenit, të bëhen të qarta.

MARKETING