Barcelona avancon në bisedime për blerjen e mbrojtësit gjerman

Barcelona avancon në bisedime për blerjen e mbrojtësit gjerman

‘Sport’ dhe ‘Mundo Deportivo’ raportuan këtë të mërkurë, në ditën e Krishtlindjes, pothuajse njëkohësisht, se Barça ka avancuar shumë në negociatat për të nënshkruar me Jonathan Tah më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Qendërmbrojtësi gjerman, i cili do të mbushë 29 vjeç në shkurt, përfundon kontratën e tij në fund të këtij sezoni dhe është një dëshirë e hershme e Deco-s.

Megjithatë, prania e Hansi Flick, një bashkatdhetar në stolin teknik të Barçës, mund të ketë luajtur një rol vendimtar.

Më 6 dhjetor, gjatë një takimi në Leverkusen, të zbuluar nga media ‘Jijantes’, Deco u ul me agjentët e lojtarit për të vendosur bazat e këtij transferimi.

Nëse konfirmohet, do të ishte një veprim logjik, pasi përveç Pau Cubarsí (2027), pjesa tjetër e qendërmbrojtësve të Barça-s kanë të ardhmen e tyre të pasigurt.
Araújo, Christensen dhe Eric Garcia përfundojnë kontratat e tyre në 2026, ndërsa rinovimi automatik i Iñigo Martinez është ende në pritje.

Ai do të ndodhë nëse luan 60% të ndeshjeve, një skenar shumë i mundshëm, por edhe ai do të përfundojë në 2026.

Një transferim i domosdoshëm për Deco-n

Transferimi i Tah, i cili ka luajtur 33 ndeshje me kombëtaren gjermane dhe ka një vlerë tregu prej 30 milionë eurosh, shihet si një lëvizje e domosdoshme për Deco-n.

Kjo jo vetëm për shkak të kontratave të lojtarëve aktualë që janë drejt përfundimit, por edhe për shkak të kufizimeve ekonomike të Barça-s si rrjedhojës e rregullave të “fair play”-t financiar.

Marrja e një lojtari që përfundon kontratën pa kosto transferimi është një sukses i madh për klubin.

Efekti te Araújo dhe prioritetet e klubit

Transferimi i Tah ndikon drejtpërdrejt në situatën e Ronald Araújo-s. Barça dëshiron ende ta rinovojë kontratën e uruguaianit, por kjo nuk është më një përparësi absolute si disa muaj më parë.

Gabimi i tij në eliminimin kundër PSG-së, problemet fizike dhe flirtet e tij me klube të tjera, së bashku me performancën e mirë të Cubarsí dhe Iñigo-s, kanë ulur presionin për rinovimin e tij.

Nëse Araújo dëshiron të qëndrojë, ai do të duhet të përshtatet me realitetin ekonomik të klubit. Në të kundërt, ai mund të largohet që këtë verë.

Klubi, përmes presidentit, ka bërë të qartë se nuk dëshiron të mbajë në skuadër as Araújo-n dhe as Frenkie de Jong-un për sezonin e ardhshëm nëse nuk rinovojnë kontratat e tyre para fillimit të sezonit 2025-26.

MARKETING