Barazon Boston, fitore bindëse e Celtics, zhgënjejnë yjet e Philadelphia-s
Gjithçka e hapur në ndeshjet gjysmëfinale të play-off në Konferencën e Lindjes në NBA. Pasi barazoi Neë York serinë e takimeve me Miamin, këtë e bën edhe Boston Celtics, që fitoi thellë 121-87 ndaj Philadelphia-s në ndeshjen e dytë, duke barazuar 1-1.
Këtë herë, para tifozëve të vet, skuadra e Celtics nuk zhgënjeu, duke prishur festën e Joel Embiid, që një ditë më parë ishte shpallur basketbollisti më i mirë i sezonit të rregullt në NBA.
Ylli kamerunas i Philadelphia-s realizoi vetëm 15 pikë, ndërkohë që për miqtë mungoi lojtari lider, siç ishte Harden në sfidën e parë. Për Boston, Brown realizoi 25 pikë, mbështetur nga Brogdon me 23 pikë.
Vendimtar stoli i Celtics, nga ku erdhën plot 54 pikë, duke bërë diferencën në parket. Tashmë do të luhet dy ndeshje radhazi në fushën e Philadelphias dhe mbetet për t’u parë se cila skuadër do të marrë avantazhin apo do të jenë sërish në barazpeshë.