Banka Botërore rishikon parashikimin për rritje të ekonomisë së Maqedonisë

Banka Botërore rishikon parashikimin për rritje të ekonomisë së Maqedonisë

Banka Botërore ka rishikuar përpjetë parashikimin për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë në vitin 2025 dhe 2026.

Në raportin e saj të fundit për perspektivat ekonomike globale, Banka Botërore vlerëson se ekonomia e vendit do të shënojë rritje prej 3,0 për qind këtë vit, që është 0,1 për qind më shumë se parashikimi i mëparshëm.

Për vitin 2026 parashikohet një rritje prej 3,2 për qind, ose një rritje prej 0,2 për qind krahasuar me vlerësimin e mëparshëm.

MARKETING