Banjska serbe, dikur shqiptare: manastiri ishte xhami dhe ja kush hoxhë shërbente

Banjska serbe, dikur shqiptare: manastiri ishte xhami dhe ja kush hoxhë shërbente

Banjska në Zveçan, aty ku krimi serb vrau një polic kosovar e tentoi të destabilizonte veriun, paska qenë dikur një fshat tipik shqiptar, e madje aty ku është manastiri serb te i cili u strehuan terroristët e Beogradit, paska qenë dikur një xhami.

Janë shtetas kosovarë që po i ofrojnë publikut fakte të kësaj të kaluare për fshatin e bërë kryefjalë e këtyre ditëve.

“Ky në fotografi është Mehmet Aliu, i njohur si Hoxhë Banjska. Ka qenë nder kuadrot e para të hoxhallarëve të shkolluar në Stamboll. Hoxhë Banjska është njohur pasi ka qenë imam në Xhaminë e Banjskës, e cila është rrënuar e rrafshuar pas Luftës së Dytë Botërore. Familja e tij, respektivisht ai, ka qenë pronar i shumicës së tokave bujqësore në Banjskë dhe fshatit afër Banjskës, Joshevikut. Të gjitha ato iu konfiskuan. Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadal janë përzënë sistematikisht.

Krahas se ka qenë shërbyes fetar, ai ka qenë edhe aktivist i çështjes kombëtare. Djali i tij, Shasivar Aliu ka qenë Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura të rinisë kosovare të Ballit Kombëtar dhe pjesëmarrës i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Përndryshe, Hoxhë Banjska është stërgjyshi im nga ana e dajëve të babës”, shkruan kështu duke u bërë viral ky status në rrjete, mitrovicari Armend Shkoza.

Dikush tjetër shkruan:

“Manastiri i Banjskës deri në vitin 1912 ka qenë xhami.

Kur Serbia pushtoi Kosovën në 1912 pas luftrave ballkanike, e shndërruan xhaminë në manastir dhe e pastruan atë vend etnikisht nga shqiptarët”. /tesheshi.com/

MARKETING