Ballkani me një këmbë grupet e Conference League, turpëron BATE Borisovin

Ballkani me një këmbë grupet e Conference League, turpëron BATE Borisovin

Ballkani është krenaria e gjithë Shqiptarisë. Kampionët e Kosovës dhuruan spektakël përballë Bate Borisovit në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të play off-it, duke fituar me përmbysje me rezultatin e thellë 4-1.

Atë që nuk mundi ta bënte Partizani në raundin e parë të Championsit, e bën Ballkani i Ilir Dajës, që jo vetëm fiton, por e arrin me goleadë, duke dëfryer spektatorët në “Fadil Vokrri” dhe gjithë dashamirësit e futbollist që e ndoqën ndeshjen nëpërmjet ekranit të SuperSportit.

Pavarësisht se pësuan që në minutën e 10-të, kampionët e Kosovës u kthyen në një “uragan” të pandalshëm, duke shënuar katër gola, një në pjesën e parë dhe tre të tjerë në fraksioni ne dytë. Goli i fundit I shënuar nga Thaqi, nxori nga vetja edhe Ilir Dajën, që si rrallë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet e gëzimit.

Gjysma e punës është kryer, do të mjaftojë thjesht administrimi i rezultatit në Budapest, për të prekur për të dytin sezon radhazi grupet e Conference League-s.

 

MARKETING