“Ballistët” e “Shvercerat” bashkë në stadium, festojnë festat e Nëntorit

“Ballistët” e “Shvercerat” bashkë në stadium, festojnë festat e Nëntorit

Ka më shumë se 10 vite që kur i kemi parë në një stadium dy tifozeritë e flakta shqiptare, “Ballistët” dhe “Shvercerat”.

Por, pritjes i erdhi fundi. Të mërkurën, me 27 nëntor do të ballafaqohen Shkëndija e Shkupi në Tetovë. Dy tifogrupet në fjalë ka dy vite që e kanë shtrirë dorën e pajtimit dhe tashmë erdhi momenti për spektaklin e tyre.

Ballistët iu kanë bërë thirrje “Shvercerave” para disa ditësh që të udhëtojnë në Tetovë, teksa këtë e ka mirëpritur edhe tifogrupi shqiptar nga Shkupi.

Ata para pak çasteve kanë njoftuar edhe zyrtarisht se të mërkurën do jenë prezent në Tetovë.

“Të mërkurën në Tetovë për të festuar festat e Nëntorit. Nisemi nga parku i Çairit në ora 11:00”, shkruajnë “Shvercerat”.

Natyrisht ky lajm i gëzon të gjithë shqiptarët, pasi na gjen shumë të bashkuar para festave të nëntorit, e i jep fund njëherë e përgjithmonë ndarjeve që ishin të panevojshme… /gazetablic.com/

MARKETING