Azri Aliu: Qytetarët dëshirojnë të luftohet korrupsioni, të integrohet vendi në BE dhe të zhvillohet ekonomia

Azri Aliu: Qytetarët dëshirojnë të luftohet korrupsioni, të integrohet vendi në BE dhe të zhvillohet ekonomia

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, Azir Aliu nga koalicioni VLEN, tha se tre janë elementet kyçe që çdo qytetarë thotë se duhet të ndryshohen, dhe nëse realisht nuk ndryshohen do të largohen nga vendi.

“Në Maqedoni problemi është korrupsioni dhe atë e ndjenë çdo qytetarë. Kur ju dilni dhe thoni unë do ta luftojë korrupsionin dhe kur tjetri del dhe thotë unë do ta luftojmë korrupsionin t;i natyrshëm sheh diçka të përbashkët për ta luftuar korrupsionin. Momenti i dytë është që realisht struktura politike, dhe demografia është e tillë, që partitë shqiptare pavarësisht këtyre retorikave parazgjedhore që i bënin në BDI është e pamundur të krijosh 61 si numër për të bërë qeveri. Këto janë ato qasje që ne thjeshtë nuk kemi bërë politik por kemi shkuar me një qasje shumë të sinqertë që këto janë problemet e qytetarëve: antikorrupsion, politik për BE dhe për zhvillim ekonomik”, u shpreh Azir Aliu.

 

 

 

 

 

MARKETING