Azir Aliu tregon për sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi i Shëndetësisë
Në emisionin “Debat në Shenja” ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu duke folur për sfidat në shëndetësisë janë të shumta.
“Ballafaqimi i parë ishte krijimin e buxhetit i cili krijoheshte deri tani i bazuar në histori dhe jo në të dhëna dhe nevoja. Pra ndërruam metodologjinë e përcaktimit të buxhetit. Gjithashtu aspekti i kapaciteteve njerëzore, të mjekëve dhe motrave medicianale…”, deklaroi Aliu.
Ai tha se për këtë periudhë të shkurtër kohore është i kënaqur nga rezultatet neë aspektin e riorganizimit të brendshëm.
“Shëndetësia ka tre shtylla në të cilat investojmë, infrastruktura, e dini se momentalisht deri sa flasim 14 salla në klinikë janë duke u renvouar nga e para… gjithandej investojmë në aspekt të infrastrukturë”, tha Azir Aliu.
Sa i përket asaj se si e ka gjetur ministrinë dhe se a ka lënën ndonjë gjurmë ish kryetari i tij, Arben Taravari, Aliu tha se për fat të keq jo vetëm në periudhën kur ministër ka qenë Taravari, por nga vitet e ’90 është një ministri ku zgjidhen problemet ad hoc aty ku krijohen.

