Azir Aliu: Numri i administratorëve në Maqedoni është 129 374

Azir Aliu: Numri i administratorëve në Maqedoni është 129 374

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se nuk është kjo administrata që i duhet vendit. Ai tha se numri i administratorëve në vend është 129 374.

“Me atë që janë në total të punësuar 1 354 institucione. 60% janë institucione në nivel lokal dhe 40 në nivel shtetëror. Po ta merrni si total thjesht numri i institucioneve është shumë i madh, pikërisht dalim në atë që e thamë më herët. Ka institucione që nuk e dinë se përse ekzistojnë dhe çfarë shërbime japin, pasi që ai gjysmë shërbim mund të tejkalohet në institucion tjetër” tha Aziri.

Aziri tha se janë duke punuar në një ligj për zvogëlimin e numrit të institucioneve në nivel qendror dhe do të tentojmë që të mos jetë më shumë se 111 institucione.

 

MARKETING