Azeski: Rregullat e reja për hyrje në zonën shengen po na krijojnë probleme serioze, nga e hëna reagime në të gjitha vendet e prekura

Azeski: Rregullat e reja për hyrje në zonën shengen po na krijojnë probleme serioze, nga e hëna reagime në të gjitha vendet e prekura

Rregullat e reja për hyrje në zonën shengen nuk zgjidhin asgjë për të përmirësuar një fushë të caktuar në BE, ndërsa neve  na krijojnë probleme serioze. Ato do të ndikojnë shumë të keq në biznes. Mendoj se janë paralajmëruar protesta serioze dhe nga e hëna pritet që reagimet të përhapen në të gjitha vendet e prekura nga ky vendim, tha sot kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në “Titan Usje”, Azeski theksoi se pret që rregullat e reja të tërhiqen, por jo së shpejti.

Siç informon, veçanërisht është ashpër toni i investitorëve të huaj në Maqedoni, të cilët ndodhen edhe sot në përfaqësinë e BE-së në Maqedoni për të reaguar.

“Mendoj se çështja do të marrë një kthesë shumë të keqe sepse negociohet individualisht me secilin vend dhe ky është qëndrimi i BE-së, jo i përbashkët. Ne u përpoqëm ta ngrinim këtë çështje përmes organeve tona të përbashkëta përfaqësuese përkatëse në Ballkan gjashtë muaj më parë, por patëm vështirësi të gjenim bashkëbisedues për të. E vetmja gjë – “nuk ka ndryshim në vendim, me do të negociojmë me secilin individualisht”. Por ajo “secili individualisht” do të thotë që nuk keni një pasqyrë të situatës. I dërguam një letër kryetares  së Komisionit Evropian dhe jam informuar nga Qeveria se kryeministri do të shkojë personalisht në Bruksel dhe do të bisedojë për këtë çështje sepse mendojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nuk zgjidh asgjë për përmirësimin e një fushe specifike në BE dhe krijon probleme serioze për ne. Presim  nga e hëna reagimet të përhapen në të gjitha vendet e prekura nga kjo. Nuk pres një zgjidhje të shpejtë, por pres që vendimi të tërhiqet”, theksoi Azeski.

MARKETING