AUV: Janë realizuar kontrolle në kuzhinat e shkollave dhe kopshteve

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në shtator të këtij viti kanë realizuar kontrolle inspektuese në kuzhinat e shkollave dhe kopshteve në gjithë vendin. Janë kryer 91 kontrolle nëpër kopshte dhe 23 inspektime të jashtëzakonshme në shkolla.
Për mospërputhjet e konstatuara, siç thonë në AUV, janë lëshuar nëntë vendime me urdhër për eliminimin e tyre.
“Në dy kopshte, higjiena nuk ka qenë e kënaqshme në kuzhina, ndërsa një kopsht nuk kreu kontroll të detyrueshëm shëndetësor të stafit të punësuar në kuzhina. Gjoba janë shqiptuar ndaj tre kopshteve dhe për shkak të kushteve jo të duhura, janë shkatërruar 24 kilogramë ushqim”, informojnë nga AUV.