Autoriteti Palestinez ka pezulluar përkohësisht transmetimet e televizionit Al Jazeera

Autoriteti Palestinez ka pezulluar përkohësisht transmetimet e televizionit Al Jazeera

Autoriteti Palestinez ka pezulluar përkohësisht transmetimet e televizionit Al Jazeera për shkak të “materialeve nxitëse”, raportoi të mërkurën agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, ËAFA.
Një komitet ministror, i cili përfshin ministritë e Kulturës atë të Brendshëm dhe Komunikacionit, vendosi të pezullojë aktivitetet e transmetuesit duke e akuzuar për transmetimin e “materialeve nxitëse dhe raporteve mashtruese që nxisin përçarje” në vend.
Ky vendim nuk pritet të zbatohet në Gaza, ku Autoriteti Palestinez nuk ushtron pushtet.
Javën e kaluar, televizioni Al Jazeera u kritikua nga Autoriteti Palestinez për mbulimin e ngërçit disa-javor mes forcave të Autoritetit Palestinez dhe luftëtarëve në kampin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Autoriteti Palestinez akuzoi transmetuesin për përçarjen e “atdheut tonë arab në përgjithësi dhe Palestinës në veçanti”.
Në shtator, forcat izraelite nxorën një urdhër ushtarak për të mbyllur operacionet e Al Jazeera-s pasi kryen një bastisje në zyrën e këtij transmetuesi në qytetin e pushtuar të Ramallahut në Bregun Perëndimor.

MARKETING