Autoritetet ruse konfirmojnë: Të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur pas sulmit masiv në Moskë

Autoritetet ruse konfirmojnë: Të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur pas sulmit masiv në Moskë

Të paktën 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një sulm me armë zjarri në një sallë koncertesh në Moskë.

Disa persona të armatosur dhe të maskuar hynë në sallën “Crocus City” në perëndim të Moskës, ku kryen një sulm masiv.

“Po merren të gjitha masat e mundshme për t’u dhënë ndihmë të prekurve si pasojë e sulmit terrorist në Bashkinë e Crocus. Sipas informacioneve paraprake: 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur”, ka njoftuar Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), raporton bbc.

Sulmuesit përdorën gjithashtu eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën më të madhe të koncerteve.

Ndryshe, ambasada amerikane në Rusi javë më parë kishte paralajmëruar për sulmin në kryeqytetin rus.

MARKETING