Automjetit i doli rrota, e hodhi në ajër një veturë pranë tij

Automjetit i doli rrota, e hodhi në ajër një veturë pranë tij

Një aksident ka ndodhur në një rrugë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një kamioni i doli rrota gjatë lëvizjes, e nga kjo pësoi një veturë që po lëvizte pranë tij.

Rrota e goditi veturën, duke e hedhur atë lart dhe duke shkaktuar aksident, derisa kamioni u mënjanua në qosh të rrugës. Por kjo s’është e gjitha.


Mediumi “electrek” shkroi se krejt kjo pamje u filmua nga një veturë Tesla që gjendej prapa automjeteve.

Kur ndodhi aksidenti, autopiloti i Teslas e ndaloi, pa marrë komandë nga shoferi.

MARKETING