Australi, platformat e mediave sociale do të jenë të detyruara t‘i mbajnë përdoruesit “të sigurt”
Platformat e mediave sociale në Australi do të kenë përgjegjësinë që t’i “mbajnë përdoruesit e tyre të sigurt dhe të mbrojtur nga dëmtimi në internet”, transmeton Anadolu.
Departamenti Australian i Komunikimeve bëri një deklaratë në lidhje me rregullimin e platformave të mediave sociale.
Në deklaratë theksohet se me projektligjin e ri, këto platforma do të detyrohen “të mbajnë të sigurt përdoruesit e tyre dhe t’i mbrojnë nga “dëmtimet online”.
Qasja e projektligjit ndaj platformave të mediave sociale do të jetë në të njëjtin nivel me Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian (BE), thuhet në deklaratën ku theksohet se platformat do të duhet të identifikojnë rreziqet që ndryshojnë dhe të marrin masa sipas kësaj.
Ministrja e Komunikimit, Michelle Rowland, ka deklaruar se me këtë projektligj do të “vendoset përgjegjësia për të parandaluar dëmet në internet në nivel sistemik”.
Ishte njoftuar se qeveria australiane po përgatitej të vendoste kufirin e moshës 16-vjeç për fëmijët në fillimin e përdorimit të mediave sociale dhe për t‘i mbajtur platformat përgjegjëse për respektimin e kësaj.