Australi, mijëra persona protestojnë sulmin tokësor të Izraelit ndaj Rafah

Australi, mijëra persona protestojnë sulmin tokësor të Izraelit ndaj Rafah

Mijëra protestues të mbledhyr në dy qytete të mëdha të Australisë, Sydney dhe Melbourne, protestuan sulmet e Izraelit me sloganin “Mos e prek Rafahun”, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të faqes “News.com.au”, mijëra persona në Australi marshuan në Sydney dhe Melbourne kundër sulmit tokësor të Izraelit ndaj Rafah.

Demonstruesit protestuan sulmet e Izraelit me flamuj të Palestinës dhe bënë thirrje që të ndalet sulmi tokësor kundrejt Rafah.

Pankartat e mbajtura nga protestuesit në Melbourne kanë përfshirë shprehje të tilla si “Sionizmi është racizëm, edhe racizmi është fashizëm” si dhe “Bojkoto regjimin e aparteidit izraelit”.

Ndërsa në qytetin Sydney, protestuesit me një pankartë të madhe me mbishkrimin “Ndaloni gjenocidin në Gaza” marshuan drejt kampit të ngritur në mbështetje të Palestinës në kampusin e universitetit Sydney.

Në marshimet e mbajtura në Ditën e Nënës, disa protestues tërhoqën vëmendjen mbi situatën e nënave në Gaza. Një protestues mbajti pankartën me mbishkrimin “Gëzuar Ditën e Nënës? Motrat e mia në Gaza po dëshmojë duke shikuar fëmijët e tyre që vuajnë nga uria, djegia dhe vdekja”.

Ushtria izraelite më 7 maj filloi një sulm tokësor ndaj rajonit Rafah të Gazës dhe njoftoi marrjen e kontrollit të pikës kufitare në anën e Gazës e cila ndodhet në kufirin me Egjiptin. Më 10 maj Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi vendimin lidhur me “zgjerimin e zonës” së sulmeve tokësore në qytetin Rafah.

MARKETING