Atletico Madrid është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Man Cityt

Atletico Madrid është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Man Cityt

Atletico Madrid po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Manchester City, Nathan Ake, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lojtari i kombëtares së Holandës ka pasur një rol të kufizuar këtë sezon nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke startuar vetëm një herë në Ligën Premier dhe një herë në Ligën e Kampionëve.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime edhe në radhët e kombëtares, pasi muajin e kaluar trajneri Ronald Koeman deklaroi publikisht se mungesa e minutave mund të ndikojë negativisht në perspektivat e Akes për Kampionatin Botëror.

Sipas gazetarit Nacho Donado, Atletico Madrid po kërkon të përforcojë repartin e majtë të mbrojtjes në janar dhe po fokusohet te lojtarë që aktualisht nuk po aktivizohen rregullisht me klubet e tyre, por që janë të motivuar për të siguruar një vend në Botëror.

Në këtë profil përshtatet Ake, falë aftësisë së tij për të luajtur si mbrojtës i majtë ashtu edhe si qendërmbrojtës.

Donado thekson se Ake është aktualisht i vetmi emër në listën e Atletico Madrid për pozicionin e mbrojtësit të majtë, duke e cilësuar atë si një objektiv ideal, ndonëse të vështirë për t’u realizuar.

Nga ana tjetër, El Desmarque shton se situata kontraktuale e lojtarit mund të jetë vendimtare, me Man Cityn që nuk përjashtohet të jetë i hapur për negociata.

MARKETING