Athletic Bilbaos dëshiron ta mbajë me çdo kusht Nico Williamsin, duket se ka gjetur një mënyrë

Athletic Bilbaos dëshiron ta mbajë me çdo kusht Nico Williamsin, duket se ka gjetur një mënyrë

Athletic Bilbao po përpiqet të mbajë një nga talentët më të mëdhenj të futbollit spanjoll. Sipas asaj që raporton Marca, klubi bask është gati t’i ofrojë Nico Williams pagën më të lartë në historinë e klubit, në përpjekje për ta bindur që të mos transferohet te FC Barcelona, e cila e ka vendosur atë në listën e ngushtë të përforcimeve të verës.

MARKETING

Williams, i cili e zgjati kontratën me Athletic një vit më parë duke rritur ndjeshëm pagën e tij dhe duke marrë fanellën me numrin 10, është kthyer në një simbol të projektit të ri të klubit. Megjithatë, interesimi i Barcelonës ka shtuar presionin mbi drejtuesit e Athletico Bilbaos.

Përkundër faktit që Barcelona nuk mund të përballojë pagën aktuale të anësorit të kombëtares spanjolle, vetë lojtari ka shprehur gatishmëri të ulë pretendimet financiare për t’u bashkuar me projektin e ri të Xavit, ku do të luante krah Lamine Yamal, një tjetër talent premtues.

Athletic Bilbao, nga ana tjetër, po përgatit një kontratë të re të përmirësuar, për ta mbajtur 21-vjeçarin në San Mamés.

Sipas burimeve të afërta me klubin, oferta financiare është jashtëzakonisht e lartë për standardet e Athletic Bilbaos, dhe synon të theksojë rëndësinë e Nico-s në të ardhmen e skuadrës.

Aktualisht, Williams është me pushime pas angazhimeve me përfaqësuesen spanjolle, por pritet të marrë një vendim për të ardhmen në ditët në vijim.

Vendimi i tij do të ndikojë jo vetëm te Athletic Bilbao dhe Barcelona, por edhe në ecurinë e afatit kalimtar verore në La Liga.

 

MARKETING