Atalanta bëri mrekullinë, reagon Berat Gjimshiti: Pa fjalë…
Atalanta arriti të realizojë përmbysjen e madhe teksa iu mponua Borussias së Dortmundit duke e mundur 4-1, një rezultat ky që i dha mundësinë skuadrës bergamaske të presë biletën për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.
Entuziazmi ishte në nivelet më të larta për skuadrën bergamaske që me të drejtë festoi këtë triumf. Nuk mund të mungonte në këto festime, kapiteni i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti që u aktivizua në këtë përballje në minutën e 77.
Mbrojtësi kuqezi i Atalantës iu drejtua rrjeteve sociale për të shprehur emocionet e tij teksa postoi një foto të të gjithë skuadrës në dhomat e zhveshjes të shoqëruar me frazën: Pa fjalë… Dhe ndoshta me të drejtë, sepse shpesh një foto flet më shumë se 1000 fjalë…


