Asnjë minutë për Muriqin, ndëshkohet Mallorca eliminohet nga Kupa e Spanjës

Asnjë minutë për Muriqin, ndëshkohet Mallorca eliminohet nga Kupa e Spanjës

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, vendosi që sonte në 1/8 e finales së Kupës së Spanjës ta mos inkuadronte fare sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi. Mirëpo, kjo i ‘kushtoi’ me eliminimin nga gara në ballafaqimin kundër Real Sociedad, transmeton Gazeta Metro.


Aguirre sonte kishte futur nga minuta e parë shumë futbollistë që zakonisht qëndrojnë në bankën rezervë, madje nga fillimi luajti edhe Josep Gaya që nuk është paraqitur në asnjë ndeshje këtë sezon.

Këtë e shfrytëzuan shumë mirë vendasit të cilët në minutën e 5’të arritën të zhbllokojnë rezultatin përmes mesfushorit, Robert Navarro. Ai realizoi pas një pasimi të shkëlqyer nga Martin Zubimendi.

Edhe pas golit të avantazhit Real Sociedad vazhdoi të dominonte sfidën dhe krijoi disa gjysmë raste.

Në pjesën e dytë Aguirre vendosi të inkuadronte disa nga futbollistët kryesor për ta rritur nivelin e lojës, por përsëri pa krijuar ndonjë rast të volitshëm për gol.

Ndryshe, kjo ishte hera e dytë këtë sezon për Vedat Muriqin që nuk i besohet asnjë minutë. Ai nuk ishte luajtur as kundër Autol në raundin e dytë të Kupës së Spanjës.

Duhet theksuar se, mëngjarashi kosovar nuk ka shënuar ende asnjë gol në vitin 2023 në La Liga dhe për këtë fakt është shqetësuar edhe gazetari spanjoll i afërt me klubin, Tomeu Maura. /gazetametro.net

 

 

MARKETING