Asllani protagonist i fitores së Interit në Torino

Asllani protagonist i fitores së Interit në Torino

Kampioni në fuqi i Italisë e ka fituar transfertën te Torino me rezultat 0-2.

MARKETING

Nicola Zalewski në minutën e 14-të e zhbllokoi takimin, duke e kaluar Interin në avantazh.

Në pjesën e dytë ndërkaq, ishte mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, ai i cili nga penalltia e vendosi rezultatin përfundimtar.

Shqiptari pos golit, u shndërrua në protagonist të kësaj përballje kampionale në Serie A, pasi në minutën e 93-të nxori një ‘faul’, kur Torino shënoi në portën “Nerazzure”, duke bërë kështu që ky realizim mos të pranohej nga gjyqtari.
Me këtë triumf, Interi barazohet me nga 74 pikë me Napolin, raporton Klankosova.tv.

Por ekipi i kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit, do të luaj nga ora 20:45 kundër Genoas, për ta kërkuar rikthimin me tri pikë dallim.

MARKETING