ASHMAA reagon për shkak të largimit të kameramanëve nga seanca e Këshillit Gjyqësor

ASHMAA reagon për shkak të largimit të kameramanëve nga seanca e Këshillit Gjyqësor

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) e dënon largimin e pranisë së kameramanëve në seancën e djeshme të Këshillit Gjyqësor dhe thekson se sjellja e tillë joprofesionale ndaj mediumeve kontribuon jo vetëm në hedhjen e hijes ndaj transparencës së gjyqësisë, por edhe për shkeljen e të drejtës së opinionit të informohet plotësisht për punën e autoriteteve gjyqësore.

“Kujtojmë se është veçanërisht e rëndësishme që të gjitha ekipet e gazetarëve të kenë qasje të papenguar për raportimin e ngjarjeve që janë me interes publik, në drejtim të sigurimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve”, thuhet në reagimin e ASHMAA.

 

MARKETING