ASH: vLEN legjitimon planin e Stoilkoviçit për largimin e 3000 shqiptarëve nga administrata

ASH: vLEN legjitimon planin e Stoilkoviçit për largimin e 3000 shqiptarëve nga administrata

MARKETING

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me 3000 të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se ai dhe VLEN u vendosën në mbrojtje të Stoilkoviqit dhe VMRO-së.
“Ditë më parë Qeveria e VMRO-së paralajmëroi se do ta shkurtojë administratën për 3000 të punësuar më pak dhe menjëherë pas këtij lajmi, doli ministri Stoilkoviç dhe u kërcënua me revizion dhe largim nga puna të 3000 të punësuarve shqiptar përmes Marrëveshjes së Ohrit.
Në vend që tu dalin në ballë këtyre e në mbrojtje shqiptarëve, njëri nga kryetarët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, doli edhe mbrojti Stoilkoviçin dhe VMRO-në, duke vulosur ofendimin, nënçmimin dhe diferencimin e 3000 shqiptarëve nga administrata shtetërore. Si gjithmonë, për të githa vendimet e VMRO-së dhe Stoilkoviqit këta bëjnë vetëm amin! Janë shndërruar në argument të VMRO-së!
Me kështu “shqiptar të ndershëm” jo vetëm 3000 shqiptarë mund te largohen nga puna, por çdo e arritur e shqiptarëve vihet në pikëpyetje.
Krejt fantazia e VMRO-së mund të jetësohet nga “shqiptarët e ndershëm”, e kjo fantazi shndërrohet në veprim madje edhe te foshnjat 3 muajshe”, thuhet në reagimin e ASH-së.

MARKETING