ASH: VLEN-i hesht, Minçevi paralajmëron “përfaqësim adekuat” në administratë vetëm sipas banorëve “rezident”

ASH: VLEN-i hesht, Minçevi paralajmëron “përfaqësim adekuat” në administratë vetëm sipas banorëve “rezident”

Ministri i Administratës publike, Goran Minçev sot ka goditur sërish partnerët shqiptarë të koalicionit, Mexhitin, Kasamin dhe Ibrahimin.

Në konferencë për shtyp në një vit qeverisje, Minçev sot paralajmëroi se në të ardhmen punësimet në administratën publike do të bëhen vetëm sipas numrit të banorëve “rezident” nga regjistrimi i vitit 2021 të popullatës edhe pse metodologjinë e ndarjes në “rezident” dhe “jo rezident” e shfuqizoi Gjykata Kushtetuese.

Aleanca për Shqiptarët paralajmron se me deklarimin e sotëm të Minçevit i cili vjen nga paria “ZNAM”, përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet publike gjatë punësimeve të ardhshme në vend të 29,5% do të ulet në 19%, gjë e cila edhe tashmë është duke ndodhur.

Pyesim publikisht përfaqësuesit e “VLEN” në këtë Qeveri monoetnike pse heshtin ndaj këtyre deklarimeve, kujtë i shërbejnë ata dhe çfarë fshihet pas gjithë kësaj, cili është pazari i Mexhitit, Kasamit dhe Ibrahimit me partitë maqedonase që janë në koalicion e me të cilat drejtpërdrejtë dëmtojnë Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët rithekson që sa më shpejtë të sillet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të cilin ua lamë të gatshëm dhe mos lejohet akoma që Shqiptarët të përjashtohen nga institucionet publike gjatë punësimit.

Poashtu, i bëjmë thirrje “VLEN”-it që në vend të konferencave qesharake për regjistrimin e vitit 2021 të cilin, një pjesë e tyre e kishin votuar, të marrin masa adekuate për të mbrojtur përfaqësimin adekuat të shqiptarëve.

Për këtë situatë diskriminuese ndaj shqiptarëve që u bënë kjo qeveri, Aleanca për Shqiptarët tashmë ka vendosur kontakte me të gjitha përfaqësitë diplomatike në vend nga të cilat kërkojmë ndërhyrjen e tyre sa më parë. Ndërkohë, i bëjmë thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri të reflektojnë dhe mos lejojnë “Botën Serbe” të cilën e noton edhe Raporti i fundit nga KE-ja.

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Arben Taravarit

 

MARKETING