ASH, Sela: Bllokimi dhe devijimi i Korridorit 8 u bë me urdhër të Vuçiqit, e konfirmon vetë ministri i Serbisë
MARKETING
Urdhrin për ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, si dhe planet për bllokimin e plotë të këtjj projekti dhe devijimin e të njëjtit e ka dhënë Presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa e ka realizuar Qeveria e Hristian Mickoskit, që në 6 muajt e parë të ardhjes në pushtet, akuzojnë sot nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.
MARKETING
“Këtë nuk e themi ne, por e ka konfirmuar personalisht Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Sërbisë, Goran Vesic, në një deklaratë zyrtare të transmetuar nga Agjencia Bullgare e lajmeve, BGNES, që në tetor të vitit 2024.
Në këtë deklaratë ministri sërb e quan fitore të Sërbisë ndaj perëndimit, devijimin e Korridorit 8 dhe ridestinimin e investimeve në Korridorin 10 që do lidh Sërbinë me Greqinë dhe siç thotë ai “Sërbinë e bën epiqendër të rajonit”.
Agjencia BGNES që citon ministrin serb, shkruan se Ministri i Transportit të RMV-së, Aleksandër Nikollovski ka provuar që mjetet e siguruara nga fonde ndërkombëtare për Korridorin 8 t’i ridestinon në interes të korridorit 10 që avancon Sërbinë”, thuhet në njoftimin e ASh-së.
Nga atje thonë se kjo është e vërteta e devijimit të Korridorit 8, vendimit për të bllokuar aksin Trebenishtë-Strugë me çka Struga përjashtohet nga Korridori 8 dhe mbetet e izoluar totalisht.
“Në këtë skenarë, siç njoftuam që nga 10 mars, kemi informacione të sigurta se pas Strugës, do të izolohet edhe rajoni i Pollogut dhe Kërçovës dhe prioritet do t’i jepet ndërtimit të një autostrade Manastir-Ohër me çka Korridori 8 devijohet dhe lidhet me Korridorin 10, ndërsa Sërbia bëhet përfundimisht epiqendër dhe bllokon lidhjen e vendit tonë me Perëndimin”, thonë nga ASH.

