ASH: ‘Safe City’ pa gjuhën shqipe, VLEN-i si dekor në Qeveri sërish hesht

ASH: ‘Safe City’ pa gjuhën shqipe, VLEN-i si dekor në Qeveri sërish hesht

Pas lëshimit në përdorim të projektit “Safe City” në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë kanë nisur edhe SMS porositë e para për qytetarët me paralajmërime. Edhe pse këtë projekt mund ta vlerësojmë si një hap drejt sigurisë në komunikacion, është e pafalshme që SMS porositë të lëshohen pa gjuhën shqipe. Dhe le ta themi qartë: kjo nuk është hera e parë që institucionet e shtetit e shpërfillin gjuhën shqipe. Ky problem është i përsëritur dhe tashmë i qëllimshëm, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

VLEN-i, që mban pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, duhet të përgjigjet: çfarë funksioni real ushtron në këtë dikaster? A është aty për të garantuar të drejtat e qytetarëve shqiptarë, apo shërben vetëm si dekor politik, pa asnjë ndikim të vërtetë brenda strukturave të VMRO-së?'Safe City’ pa gjuhën shqipe, VLEN-i si dekor në Qeveri sërish hesht

Nëse VLEN-i pretendon se përfaqëson shqiptarët në institucionet shtetërore, atëherë pse hesht përballë një shkeljeje kaq elementare dhe të përsëritur? Pse nuk reagoi për faktin se edhe ky projekt, ashtu si shumë herë më parë, injoron detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe?

Sepse nëse një zëvendësministër nuk arrin të sigurojë as zbatimin bazik të gjuhës shqipe të ministrisë që ai përfaqëson, atëherë roli i tij nuk është përfaqësim – është nënshtrim, thonë nga ASH-ja.

Dhe një koalicion politik që pranon këtë rol, realisht… nuk vlen.

MARKETING