ASH reagon për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit: Bilall Kasami të mbaj përgjegjësi!

ASH reagon për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit: Bilall Kasami të mbaj përgjegjësi!

Dënojmë vendosjen e Kryqit në Kodrën e Dielit Tetovë! Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami të mbaj përgjegjësi!

Vendosja e Kryqit 15 metra të lartë në Kodrën e diellit në një vend turistik , në pragun e sezonit turistik përbën provokim dhe polarizim krejtsisht të panevojshëm.

Një Kryqëzimi i vendeve të tilla na e rikujton kohën e regjimit të Gruevskit dhe fushatën tij për të nxitur urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike, kohë më parë e cila krijoj ndarje dhe tendencë për të ortodoksuar vendin në masë të madhe, duka ra ndesh me diversitetin kulturor, etnik dhe fetar ne vendin tonë.

Kërkojmë nga Komuna e Tetovës dhe Billall Kasami si dhe shefi i Inspektoriatit Sedat Supejmani të mbajë përgjegjësi për këtë skandal, njeherit të japë përgjigje se ky kryq i vendosur a ka leje nga Komuna e Tetovës, nëse nuk ka të përgjigjet përse i njejti është lejuar të ndërtohet nga inskpektoriati i Komunës së Tetovës, dhe përse nuk janë ndërprerë punimet deri me tani.

Vendosja e këtij Kryqi në qendër skijimi dhe përballë villave ku 80% e pronarëve janë shqiptar përbën provokim të patolerueshëm edhe më të madh.

Në Kodrën e Diellit ka edhe Kishë të vendosur në kompleksin e Manastirit dhe një Xhami, dhe cdo objket tjetër apo simbol i fetar, është i panevojshëm dhe vetëm mund të shërbej si provokim ndër fetar dhe ndër etnik.

MARKETING