ASH për kërcënimin e deputetëve të BDI-së: Heshtja dhe mosndëshkimi i veprimeve të këtilla paraqet inkurajim

ASH për kërcënimin e deputetëve të BDI-së: Heshtja dhe mosndëshkimi i veprimeve të këtilla paraqet inkurajim
DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela, e cila vlerëson se mesazhet e këtilla kërcënuese janë edhe nxitje e urrejtjes dhe dhunës, ndërsa paraqesin rrezik të drejtëpërdrejtë për jetën e deputetëve dhe të çdo qytetari në vend.

“Heshtja dhe mosndëshkimi i veprimeve të këtilla paraqet inkurajim për personat që kësaj radhe kanë guxuar të kërcënojnë me shkrim, ndërsa nesër mund të guxojnë edhe të veprojnë. Relativizimi i kërcënimeve të këtilla le hapsirë për tu inkurajuar grupet kriminale dhe nacionaliste në vend”, theksohet në reagim.

MARKETING