ASH nis mbledhjen vendimtare, mungon Arben Fetai

ASH nis mbledhjen vendimtare, mungon Arben Fetai

Aleanca për Shqiptarët ka nisur mbledhjen vendimtare ku pritet të merret vendimi zyrtar për largimin nga qeveria. Sipas informacioneve të para në takim mungojnë dy figura të njohura të partisë: Arben Fetai dhe Salim Sulejmani.

MARKETING

Burime nga partia bëjnë të ditur se mungesa e Sulejmanit lidhet me arsye personale, ndërsa nuk ka sqarime zyrtare për mungesën e Arben Fetait.

Ditë më parë, një postim i Fetait në rrjetet sociale ngjalli aludime se ai mund të qëndrojë në koalicionin VLEN, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar as nga ai vetë dhe as nga ndonjë përfaqësues i VLEN-it.

MARKETING