ASH me kritika për nivelin e korrupsionit në RMV: Mungon vullneti politik për ta luftuar!

“Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022” është një tjetër konfirmim i pavarur i asaj që Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar në vazhdimësi, qëndron në reagimin e ASH-së.

“Në matjen e fundit të nivelit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2022, “Transparency International” specifikon se në vendin tonë institucionet përgjegjëse për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë të nënfinancuara dhe pavarësia e tyre po cenohet nga politika, dhe se gjyqësori është i politizuar, ndërsa drejtësia ngelet selektive në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Aleanca për Shqiptarët konsideron se mungesa e vullnetit politik, pamundëson luftën efektive kundër korrupsionit dhe se zgjidhja është e thjeshtë, respektivisht i domosdoshëm është vetingu, konfiskimi i pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, dyfishimi i investimeve në drejtësi dhe në institucionet antikorrupsion. Aleanca për Shqiptarët ka edhe vullnetin politik edhe guximin për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe për të bërë luftë pa kompromis kundër korrupsionit”, thuhet në reagimin e ASH-së.

 

MARKETING