ASH: Hetim të menjëhershëm ndaj Kasamit, pas investigimit të javores “Fokus”
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të një hulumtimi nga revista Fokus, me titull “Lugina e Ujqve e kreut të Tetovës”, ku ngrihen dyshime për keqpërdorime në ndarjen e tenderëve publikë në Komunën e Tetovës dhe atë të Zhelinës.
Sipas ASH-së, kompani të afërta me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, deputetin Adnan Azizi dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit, kanë përfituar tenderë publikë në vlerë mbi 6 milionë euro.
ASH thekson disa shqetësime kryesore:
-
favorizimin e kompanisë “Murana Kompani”, që sipas tyre është në pronësi të një familjari të kryetarit të Tetovës;
-
lidhje mes kompanive që kanë fituar tenderë gjatë dy mandateve radhazi;
-
mungesë kriteresh profesionale në procedurat e tenderimit, gjë që sipas ASH-së ka dëmtuar konkurrencën e ndershme.
Aleanca për Shqiptarët kërkon që Prokuroria Publike të nisë hetime me detyrë zyrtare për këto dyshime.
“Paratë publike nuk janë pronë personale apo partiake”, thuhet në reagimin e ASH-së, duke shtuar se mungesa e reagimit nga Komuna e Tetovës rrit dyshimet.
Nga ASH kërkohet hetim i shpejtë dhe i paanshëm, ndërsa deri tani Komuna e Tetovës nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.

