ASH: Festa e vasalëve: VLEN feston me VMRO-në, pa himn kombëtar e pa dinjitet shqiptar

ASH: Festa e vasalëve: VLEN feston me VMRO-në, pa himn kombëtar e pa dinjitet shqiptar

Në një reagim të Aleancës për Shqiptarët kanë akuzuar VLEN-in për festën e djeshme me anëtar të VMRO-DPMNE-së dhe pa himnin kombëtar.

“Festa e djeshme e të ashtuquajturës “fitore” në një komunë shqiptare tregoi më qartë se kurrë kush është në kontroll dhe kush janë vasalët politikë në këtë pushtet të degraduar.

Pamjet ku Martin Stojanovski, kryetar i komunitetit komunal të VMRO-DPMNE-së, feston në mesin e drejtuesve të VLEN-it, janë dëshmia më e pastër se kjo “fitore” nuk ishte e shqiptarëve, por e VMRO-së. Ishte VMRO që ua dha votat, dhe sot kërkon hise në pushtet e në festë – sepse ajo fitore u ble me servilizëm, jo me besim qytetar.

Në një festë ku nuk u këndua as himni kombëtar, sepse zoti Martin nuk e lejon dot një simbol të tillë shqiptar, VLEN tregoi fytyrën e vet të nënshtruar. Ata që dje premtonin “ndryshim” sot festojnë me strukturat e partisë më antishqiptare në historinë e këtij shteti.

Aleanca për Shqiptarët dënon këtë degradim moral e politik. Shqiptarët nuk kanë nevojë për pushtet të dhuruar nga VMRO, as për festa pa dinjitet kombëtar. Fitoret e blera me ulje koke janë disfata për të gjithë shqiptarët.

Në fund, të gjithë e dinë – ajo nuk ishte festë e fitores, por festë e vasalitetit. Dhe historia do ta mbajë mend ashtu”, thuhet në reagimin e ASH-së.

MARKETING