ASH e Taravarit: VLEN e paraqet me krenari, por Ligji për përfaqësim të drejtë përmban kurthe të rrezikshme

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për propozim-Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Sipas këtij subjekti opozitar, ligji në fjalë nuk garanton barazi reale për shqiptarët, por e thellon diskriminimin institucional përmes formulimeve të paqarta dhe mekanizmave joefektivë. Aleanca kritikon ashpër përfaqësuesit e koalicionit VLEN, të cilët, sipas tyre, po e paraqesin me krenari një ligj që minon Marrëveshjen e Ohrit dhe përfaqësimin etnik në administratë.
MARKETING
“Që në fillimet e këtij procesi, Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar me këmbëngulje se ky ligj përmban kurthe të rrezikshme, të fshehura pas një gjuhe burokratike dhe standardesh universale që nuk i përgjigjen realitetit diskriminues të administratës shtetërore. Kemi theksuar në vazhdimësi se çdo ligj që nuk garanton matje proporcionale, nuk parashikon sanksione, dhe nuk e trajton përkatësinë etnike si kategori e domosdoshme për politika publike, është një ligj për dekor e jo për drejtësi.
Fatkeqësisht, ajo që paralajmëruam sot po bëhet realitet: përfaqësues të VLEN-it jo vetëm që nuk e kundërshtuan këtë produkt politikisht të dëmshëm, por po krakosen me krenari për një ligj të hartuar nga Tanja Karakamisheva-Jovanovska – figurë e njohur për përpjekjet e saj sistematike për të relativizuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për ta zhveshur përfaqësimin etnik nga çdo garanci konkrete”, thonë nga ASH.