ASH e Taravarit: Të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias

ASH e Taravarit: Të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e miratimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore.

MARKETING

Partia ka kritikuar vendimin e qeverisë për të dërguar paraprakisht ligjin në Komisionin e Venecias, duke e cilësuar këtë veprim si një taktikë bllokuese të inicuar nga OBRM-PDUKM dhe e mbështetur nga partnerët e koalicionit VLEN.

Sipas Aleancës, prioritet duhet të jetë miratimi i ligjit në Kuvend, e më pas mund t’i nënshtrohet vlerësimeve ndërkombëtare. Kjo qasje, sipas tyre, do të siguronte barazi në përfaqësim dhe do të ndihmonte në shmangien e keqpërdorimeve politike.

“Kjo është një praktikë e rrezikshme që mund të krijojë zbraztirë juridike, në një moment kur vendi ka nevojë për garanci të qarta për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve,” theksohet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

MARKETING