ASH e Taravarit shpall zyrtarisht kandidatët për katër komuna!

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit edhe zyrtarisht ka shpallur kandidatët e saj për zgjedhjet lokale.
“Aleanca për Shqiptarët shpall zyrtarisht ekipin e saj të kandidatëve për Kryetar Komunash në Zgjedhjet Lokale.
Fituesit e Tetorit janë:
Në Gostivar Valbon Limani
Në Saraj Blerant Ramadani
Në Vrapçisht Isen Shabani
Në Tearcë Nazim Taipi”, ka deklaruar Taravari, raporton SHENJA.