ASH e Taravarit i përgjigjet Fetait: Saga e tradhtarëve që e dinë se tetori do ti gjejnë në greminë

ASH e Taravarit i përgjigjet Fetait: Saga e tradhtarëve që e dinë se tetori do ti gjejnë në greminë

Nga krahu i ASH-së së Arben Taravarit, i janë kundërpërgjigjur akuzave të zv/kryeministrirt Fetai, i cili sot herët në mëngjes, numëroi komunat që ASH e Taravarit do t’i merr në zgjedhjet locale si pasojë e pazarit me BDI-në.
“Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë. Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin Arben Taravari.
E kuptojmë mllefin dhe presionin nga detyra që kanë marrë me çmimin e të qenit në pushtet. Detyra e tyre është ta sulmojnë sa më shumë kryetarin e vet, sepse i qortojnë “shefat” që u japin njerëz dhe zyra hua nëpër “takime me strukturat”.
Na kanë kërkuar që t’u tregojmë sondazhe e emra, duke na quajtur me të drejtë burra…ama; burrat flasin vetëm me burra!
Na tregoni sa komuna do të merni ju, vazal të vazalëve?!
Shihemi në Tetor që është shumë Afër!”, kanë deklaruar nga ASH e Taravarit.

MARKETING