ASH e Selës: VLEN e shkeli edhe premtimin e fundit, kaluan 6 muaj nuk ka bisedime me BE-në, të japin dorëheqje

ASH e Selës: VLEN e shkeli edhe premtimin e fundit, kaluan 6 muaj nuk ka bisedime me BE-në, të japin dorëheqje

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, kërkon dorëheqje nga VLEN-i, për shkak, sipas tyre, mos përmbushjes së premtimit për realizimin e ndryshimeve kushtetuese.
“Dëgjuam edhe zotime të llojit se “ne jemi kozistent” dhe se do ta rishqyrtojmë qëndrimin në Qeveri nëse brenda 6 muajve nuk bëhen ndryshimet kushtetuese.
Qytetarët janë dëshmitarë se eksponentët e VLEN deri më tani kanë shkelur shumë premtime dhe asnjë prej tyre nuk e kanë mbajtur. Por, kësaj radhe ju bëjmë thirrje që ta mbajnë një premtim të vetëm që edhe ata mos të kenë më raste të reja ku do të detyrohen të shkelin premtime. I ftojmë që të binden se si pasojë e mungesës së legjitimitetit, ata nuk kanë as peshë politike në atë Qeveri dhe as si pyet kush për asgjë.
Përveç autoritetit të tyre që ju ka rënë në nivelin më të ulët, me qëndrimin e mëtejmë në Qeveri, VLEN po rrezikon edhe dinjitetin dhe të ardhmen e qytetarëve dhe mban gjallë vetëm projektin antishqiptar dhe antieuropian të padronëve të tyre.
Bëheni një herë njerëz të fjalës, mbajeni të paktën këtë premtim dhe kapeni mundësinë e fundit për ta shpëtuar fytyrën një herë të vetme!
Ne ju premtojmë që nuk futemi në atë Qeveri ashtu siç u futët ju, por mbetemi në qëndrimin për zgjedhje të parakohshme dhe kushtëzime serioze për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve”. Thuhet në reagimin e ASH-së së Selës.

MARKETING