ASH e Selës për VLEN-in: Mos u bëni zëdhënës të VMRO-së
Mos u bëni zëdhënës të VMRO-së, mjaft i “mbrojtët” shqiptarët duke i larguar çdo ditë nga puna.
Sot ishim dëshmitarë të aktit më të ulët të servilizmit nga puthadorët e VMRO-së, të cilët paaftësinë e tyre dhe goditjet që kjo Qeveri ju bën shqiptarëve e mbulojnë me ofendimin dhe nënçimin e shqiptarëve.
VMRO as në ëndërr nuk do të gjente kështu zëdhënsish e avokatësh, që shqiptarëve t’ua mbyll gojën me shqiptar.
Arsyetimet e sotshme të përfaqësuesit të S’VLEN, lidhur me përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet në përgjithësi dhe ato të shëndetësisë në veçanti, janë të pabaza dhe kontradiktore. Kjo është vetëm pamundësi e tyre për t’i mbrojtë shqiptarët. Çdo përpjekje për justifikim, e thotë më qartë paaftësinë dhe puthadorllëkun e tyre ndaj VMRO-së. Kujtojmë se ministër i shëndetësisë prej 2022 deri më sot është përfaqesuesi i S’VLEN, Bekim Sali, Fatmir Mexhiti, Arben Taravari. Nëse pretendoni pse të tjerët s’ju kanë dhënë vendime të punësuarve shqiptarë në shëndetësi, atëherë tregoni pse ministrat e S’VLEN nuk ju kanë dhënë vendime? Mos bëni autogola?
(Prevedete na albanski)
– Aleanca për Shqiptarët –