ASH akuzon VLEN-in për nepozitëm: Fatmir Limani ministër, vëllaun e mban drejtor

ASH akuzon VLEN-in për nepozitëm: Fatmir Limani ministër, vëllaun e mban drejtor

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot, duke thënë se nepotizmi dhe konflikti i interesit gjithnjë e më shumë po bëhen sinonim i koalicionit VLEN dhe funksionarëve të saj.
“Vëllau i Fatmir Limanit, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Dashmir Limani, vazhdon të jetë drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë. Kjo situatë paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim të hapur me ligjin.
Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që të shqyrtojnë dhe të zgjidhin këtë situatë, pasi ministri Limani gati tre muaj nga marja e detyrës nuk ka vepruar dhe dy vëllezërit vazhdojnë të mbajnë dy pozicionet.
Përveç shkeljes flagrate të ligjit, kjo dëshmon edhe dyftyrësinë e partive shqiptare që pa legjitimitet kanë hyrë në Qeveri dhe zotimet e tyre të rrejshme për qeverisje të drejtë dhe transparente, si dhe konfirmon paralajmërimet tona, se hyrja e tyre në Qeveri ka për qëllim vetëm interesat e ngushta partiake, familjare dhe individuale”, thuhet në komunikatën e ASH-së, krahu i Zijadin Selës.

MARKETING