As sot nuk është evidentuar tejkalim i vlerave kufitare të grimcave PM10 në Trubarevë

As sot nuk është evidentuar tejkalim i vlerave kufitare të grimcave PM10 në Trubarevë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në periudhën prej 18.09.2025 (ora 11:00) deri më 19.09.2025 (ora 11:00) janë kryer matje indikative të grimcave të ngurta të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (PM₁₀), në pikën matëse në zonën e Trubarevës dhe thotë se nuk janë vërejtur tejkalime të vlerave kufitare.

“Matjet janë realizuar me sistemin automatik AMBICON RTM–PM, nefelometër që mundëson ndjekjen e koncentrimeve të grimcave në kohë reale, me selektim të fraksionit PM₁₀. Për monitorim është përdorur instrumenti ES-642, METONE, USA, i certifikuar për matje indikative sipas MCERTS, UK”, thonë nga Ministria.

Rezultatet e matjeve:

  • Koncentrimi mesatar: 9.8 µg/m³
  • Vlera maksimale e matur: 43.3 µg/m³
  • Vlera momentale: 8.2 µg/m³

“Sipas rezultateve të marra, koncentrimet mesatare të grimcave PM₁₀ janë brenda kufijve të lejuar dhe nuk është evidentuar tejkalim i vlerave kufitare. Koncentrimet lëvizin brenda vlerës kufitare 24-orëshe për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, në përputhje me Uredhësen për vlerat kufitare për substancat ndotëse në ajrin ambienal („Gazeta Zyrtare e RM“, nr. 183/17)”, thuhet në njoftim.

MARKETING